Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është përshpirtja e madhe

Ne nderojmë kujtimin e të vdekurve me besim në pavdekësinë e shpirtit

Foto: BGNES

Një javë përpara fillimit të Kreshmës së Madhe dhe një ditë para të Lidhurave të Mishit, Kisha Ortodokse Bullgare, ka caktuar një ditë për përkujtimin e shpirtrave të të ndjerëve. Është e quajtur akoma nga populli ynë, Përshpirtja e Madhe, por sipas Kishës, çdo një nga Përshpirtjet, kushtuar njerëzve të cilët kanë kaluar në botën e përtejme është me rëndësi të njëjtë.

Në kalendarin kishtar Përshpirtjet paraprijnë kreshmët e Pashkës, kreshmët e Shën Pjetrit dhe kreshmët e Krishtlindjes dhe sipas rregullit gjithmonë bien ditën e shtunë, e cila simbolizon vendosjen e Jezu Krishtit në varr. Prandaj është e pranuar që në ditët e Përshpirtjes të mos punohet, që të gjitha mendimet të drejtohen me lutje dhe me falënderime në kujtim të të ndjerëve.


Shërbesat fetare në kishat ortodokse janë për paqen e shpirtrave, me këngë të posaçme dhe speciale dhe kanun për të vdekurit. Sipas traditës përgatitet një grurë i zier i posaçëm riti i cili simbolizon Krishtin i cili ringjallet nga të vdekurit, prandaj dhe gruri është një element i detyrueshëm nga dhëniet në ditën e Përshpirtjes. Përveç grurit, në tavolinën e përbashkët marrin pjesë në mënyrë të detyrueshme buka dhe vera, të cilat personifikojnë trupin dhe gjakun e Krishtit. Gjatë kohës së bekimit të tyre prifti kalon tryezën me temjan të djegur, vendos një kryq mbi grurin e zier, këput një copë nga buka dhe derdh nga vera. Në lutje marrin pjesë që të gjithë priftërinjtë në kishë dhe përmendin emrat e të vdekurve, të shënuar nga besimtarët përpara shërbimet fetar. Pas fundit të shërbimit, besimtarët drejtohen afër tavolinës dhe shpërndajnë midis tyre ushqim me fjalët “Zoti ta falë”!


Është e pranuar që në këtë ditë të shkohet në varreza, ku të afërmit e të vdekurve i spastrojnë varet, mbjellin lule, që janë një shprehje të përkuljes ndaj mirësive të të vdekurve të dashur. Është pranuar po kështu mbi varrin e spastruar të derdhet verë e kuqe dhe të lihet të digjet një qiri kishtar, si simbol i besimit në Shpëtimin dhe pavdekshmërinë e shpirtit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD