Kryeministri Kirill Petkov thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave. Ministrat do të diskutojnë largimin e 140 bullgarëve nga Kievi, kërcënimin bërthamor nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev. Dorëheqja do të votohet më 1 mars nga Parlamenti, njoftoi Kryeministri dhe e motivoi dorëheqjen e kërkuar si më poshtë:
“Asnjë ministër nuk ka të drejtën të zhvillojë një politikë të vet të jashtme, veçanërisht në Facebook. Së dyti, asnjë ministër nuk mund t'i thotë qeverisë se qëndrimi i tij është funksion i stabilitetit të qeverisë. Kjo qeveri nuk do të ndjekë stabilitet, do të ndjekë veprime të drejta dhe qëndrime parimore. Së treti, një ministër imi ushtarak nuk mund të përdorë fjalën 'operacion' në vend të fjalës 'luftë'."Nuk mund të flasim për 'operacion' kur mijëra ushtarë nga të dyja anët tashmë janë vrarë, kur bullgarët në Kiev edhe këtë natë fshiheshin në bodrume", shtoi Kryeministri.
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..