Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konvoji i refugjatëve nga Kievi është tashmë në Bullgari

| rinovuar më 22-03-02 1.50.MD
Foto: BGNES

Një konvoj refugjatësh dhe diplomatësh nga Ukraina mbërriti në pikën kufitare Durankullak pas një udhëtimi 36 orësh. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska priti në kufi 190 të evakuuar nga Bullgaria, Ukraina, Maqedonia Veriore, Gjermania dhe Armenia. Ajo tha se bullgarët që duan të evakuohen nga Ukraina tani do të mund të shpresojnë tek ndihma e qendrës urgjente të Ministrisë, sepse diplomatët bullgarë në Ukrainë janë tërhequr. Me ndihmën e autoriteteve turke, janë evakuuar akoma qytetarë bullgarë me trena nga qytetet Harkov dhe Kiev, shtoi Ministrja Gençovska.

Agresori rus arriti të pushtojë qytetin ukrainas Herson prej 250 mijë banorësh. Kryebashkiaku bëri thirrje për një korridor të gjelbër për të mbledhur kufomat e civilëve dhe ushtarakëve, si dhe ushqim për popullatën. Trupat ajrore ruse sulmuan Harkovin ndërsa luftimet po vazhdojnë në qytet. Raketat civile sulmuan objektivat civile në Harkov dhe Zhitomir. Ukraina ishte tema kryesore në fjalimin vjetor të Presidentit amerikan Joe Biden në Kongres. Putin u përpoq të tundte themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta nënshtrojë, por ai u hutua shumë pasi u përball me murin e popullit ukrainas, gjë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, tha Biden. Presidenti amerikan theksoi se bota e ka izoluar regjimin e Putinit dhe se Rusia do të paguajnë një çmim të lartë për pushtimin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD