Historiku i kësaj kënge është pjesë e luftërave bullgare për pavarësinë kombëtare gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Ajo u krijua nga Dobri Çintullov – një mësues dhe iluminist bullgar, luftëtar për liri kombëtare dhe kishtare, diplomant i Seminarit Teologjik në Odesë. Pikërisht atje ai krijoi tekstin e këngës. Ka shumë të ngjarë që melodia të përshtatej me një këngë të njohur në atë kohë, titulli i së cilës tashmë është e harruar. Një fat i tillë nuk ndodh kurrë me “Ku je ti dashuria besnike popullore” – një këngë simbol i zgjimit të një kombi. Një zgjim, që filloi me një “shkëndijë atdhedashëse” dhe u kthye në një “flakë të stuhishme”.
“Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”, “Era buçet, Ballkani rënkon” dhe disa këngë të tjera revolucionare të krijuara nga Dobri Çintullov, ngritën shpirtin e patriotëve bullgarë gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe Luftës Ruso-Turke, e cila e solli Çlirimin e Bullgarisë. Ato tingëllojnë edhe më sot me raste të ndryshme të lidhura me historinë bullgare duke përfshirë edhe me 3 marsin – Festën tonë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivSot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..