Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalje bronzi për skuadrën bullgare rinore të skermës dhe për vajzat në biatlon

Foto: Federata Bullgare e Skermës

Skuadra bullgare e të rinjve e skermës, në të cilën bëjnë pjesë Viktor Filev, Dimitër Rajkin, Todor Stojçev dhe Georgi Zllatarov fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Skermës për djem dhe vajza në Novi Sad. Skuadra e trajnerit Ivajllo Vodenov fitoi medaljen e parë ekipore për skermë bullgare në kampionatin e madh të të rinjve.

Ekipi bullgar i stafetës, me pjesëmarrjen e Valentina Dimitrovës, Stefani Jollovës dhe Llora Hristovës, fitoi një medalje bronzi në garën 3-6 km në Kampionatin Botëror të Biatlonit për djem dhe vajza në Solt Lake City. Fituese është skuadra e Italisë, ndërsa medaljet e argjendta janë për gjermanët.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD
Ministri i Rinisë dhe Sportit Ivan Peshev (majtas) përgëzon Canko Cankov për paraqitjen e tij të shkëlqyer në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë

Canko Cankov u kthye në Bullgari me tre medalje të arta

Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..

botuar më 25-02-13 11.44.PD