Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të negociojmë me Azerbajxhanin në rast të një problemi me furnizimin me gaz natyror rus

Ministri Nikollov
Foto: BGNES

Bullgaria do të negociojë me Azerbajxhanin për sasi shtesë të gazit natyror nëse ka problem me furnizimin rus me gaz natyror, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov në komisionin përkatës parlamentar. Sipas tij, ekziston mundësia për dërgesë në rrugë alternative, përfshirë Korridorin Jugor të Gazit.

Sipas ministrit, vendi ynë mund të furnizojë me gaz të lëngshëm edhe nëpërmjet Eleusës së Greqisë. Aktualisht, Bullgaria është i vetmi eksportues neto i energjisë elektrike në sfondin e luftës në Ukrainë, por nëse arrihet në furnizime me sasi të reduktuara të gazit natyror, kjo do të kompensohet "duke mbajtur energjinë elektrike në vendin tonë në përmasën maksimale".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 tetorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës , në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende..

botuar më 25-10-29 7.35.MD
Bozhidar Bozhanov

Si ministre e Jashtme, Maria Gabriel ka negociuar për heqjen e emrit të Pevskit nga lista “Magnitsky”

Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9..

botuar më 25-10-29 6.23.MD

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..

botuar më 25-10-29 2.54.MD