Varna organizon një hackathon për amatorë dhe profesionistë të lojërave. Gjatë nismës detare nga 3 deri më 6 mars, 40 zhvillues ekipesh do të punojnë mbi idenë e krijimit të një loje për thesarin e artë më të vjetër në botë. Tema është zgjedhur me rastin e 50-vjetorit të hapjes së nekropolit paleolitik të Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës.
Aktiviteti katër ditor, i organizuar nga Universiteti Ekonomik në kryeqytetin tonë detar, do të përfshijë mbi 70 pjesëmarrës dhe folës në fushën e zhvillimit të lojërave dhe marketingut.
“Gëzohemi shumë se bashkia e qytetit Varna e vlerëson rëndësinë e këtij eventi dhe ndikimin që ka kultura e lojërave mes të rinjve. Jo vetëm trashëgimia kulturore kombëtare, por edhe ajo botërore do të gjejë rrugën e saj drejt një auditori të ri”, thotë organizatori kryesor i nismës Sea Game Jam, Radostin Petrov. Qëllimi i ekipit të tij është që të kthejnë hackathonin në një ngjarje tradicionale, e cila të zhvillohet çdo vit gjatë pranverës dhe vjeshtës.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..