Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fund të javës vjen ftohja dhe reshje

Foto: BGNES

Të shtunën në mëngjes temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 3. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Ndërprerje të përkohshme në vranësira do të ketë para mesditës mbi Bullgarinë Veriore. Në disa rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë reshje të dobëta shiu, në rajonet jugperëndimore dhe borë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 8°, në Sofje rreth 3°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth minus 2°, në 2000 m deri në minus 6 °.

Të dielën temperaturat ditore do të pësojnë rënie. Në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu, ndërsa në shumë vende reshjet do të jenë bore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...

botuar më 25-11-19 11.56.PD
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...

botuar më 25-11-19 9.26.PD

"Bansko Film Fest" bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..

botuar më 25-11-19 4.45.PD