Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita online "Për zonjat me dashuri"

Foto: dstoykova.com

Gjatë 2 vjetëve të fundit një pjesë e madhe nga jeta jonë është online. Në frymën e ndryshimit një piktore e re nga Nova Zagora vendosi të na dhurojë çaste shumëngjyrëshe në një mjedis elektronik, duke e quajtur ekspozitën e vet “Për zonjat me dashuri”.

Autorja Daniella Stojkova ia përkushton ngjarjen si nënave dhe pranverës që po vjen, kështu dhe mësueseve bullgare, mjekeve, infermiereve, sportisteve dhe grave të mëdha të së kaluarës dhe historisë sonë që na bëjnë të ndihemi krenarë.Prandaj dhe 30 pikturat me bojë vaji pasqyrojnë lule, të cilat në bullgarisht tradicionalisht i lidhim me emrat e grave bullgare - Vjollca, Trëndafili, Zambaku dhe Margarita.

Që të gjitha pikturat janë të pikturuara me dorë  përmes shtresimit të bojës me një shpatull në pëlhurë, gjë që i bën ato shumë të stampuara dhe me relief dhe kjo vihet re edhe përmes monitorit. Qëllimi kryesor i piktores është që përmes krijimeve të saj të mund t’i përmbushë njerëzit me një energji pozitive dhe me një ndjenjë për një ngrohtësi dhe harmoni. Daniella Stojkova punon kryesisht në Itali, kurse ekspozitën e saj online mund të shikohet deri më 1 prill.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD