Nënpresidentja Ilijana Jotova i bëri thirrje qeverisë që deri në mes të marsit të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave aktuale. Në Panairin e Plovdivit ajo mori pjesë në hapjen e një forumi për bujqësi moderne, verë, ushqim dhe pajisje.
Sipas Nënpresidentes, plani duhet të zhvillohet në tre drejtime: "garantimi i sigurisë së qytetarëve bullgarë në kontekstin e thellimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, veprime për përballimin e fluksit të refugjatëve, masa për të ndihmuar qytetarët bullgarë dhe ekonominë bullgare në kushtet e inflacionit galopant dhe të rritjes së çmimeve.
Ilijana Jotova tha gjithashtu se në takimin jozyrtar të liderëve evropianë në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov duhet të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së gjelbër dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të termocentraleve për të zbutur ndikimin e krizës së thelluar në sektorin e energjetikës.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..