Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11.62% e mostrave për Covid-19 janë pozitive

Foto: BGNES

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 1920. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11,62% e 16 525 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 2744 veta, nga të cilët 365 në repartin e terapisë intensive. Të sapoardhurit janë 254, 82,28% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona dhe 90.32% e tyre nuk janë vaksinuar. 3776 pacientë u raportuan të shëruar.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 505, Varna - 249 dhe Burgas - 173.

Numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit është 2691 veta. Tashmë në Bullgari janë 2 051 307 persona me një cikël vaksinimi të përfunduar dhe 698 796 me tre doza.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..

botuar më 25-10-15 7.25.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 25-10-15 3.44.MD