Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po diskutohen tre opsione për fillimin e vitit shkollor

Foto: Ani Petrova

Ministria e Arsimit po diskuton tre opsione për fillimin e vitit shkollor – më 1, 7 ose, si më parë, 15 shtator. Arsyeja e rishikimit të mundshëm të datës është fakti se nxënësit bullgarë studiojnë më pak dhe pushojnë më gjatë në krahasim me nxënësit në vendet e tjera evropiane. Nëse dita e parë e shkollës mbetet 15 shtatori, viti do të rritet me dhjetë ditë. Opsionet do të diskutohen me sindikatat dhe punëdhënësit në sistemin e arsimit të mesëm. Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron se pavarësisht diskutimeve, në vjeshtë, viti shkollor do të fillojë më 15 shtator.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD