Udhëtime në kohë dhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe me imagjinatën tonë - këtë e ofrojnë planetariumet në Bullgari. Më i madhi tek ne gjendet në qytetin Smoljan. Ai hap dyer për herë të parë gjatë vitit 1975. Është i pajisur me një sallë të rrumbullakët me yje dhe me një tavan në formë kupole, i cili rikrijon një kopje të saktë të qiellit të vërtetë me yje.
Për këtë qëllim përdoret një teknologji e posaçme, përmes së cilës rikrijohet lëvizja e trupave qiellore në Sistemin Djellor.
Salla e yjeve në planetariumin në kryeqytetin tonë detar Varna është me një kapacitet prej 80 vendeve dhe është i pajisur me të ashtuquajturin “Lavjerrës i Fukosë”, që është i vetmi në Ballkan.Disa janë planetariumet në Bullgari. Përveç në qytetin Smoljan dhe në Varna do të gjeni të tilla dhe në qytetet Dimitrovgrad, Jamboll, Stara Zagora dhe Gabrovo. Kurse në kompleksin “Kamçia” në afërsi të Varnës punon dhe një planetarium i ri digjital. Përveç kësaj, një planetarium digjital ekziston që nga viti 2015 dhe në qytetin Plovdiv, mësojmë nga reportazhi i Desisllava Semkovës, i përfshirë në koleksionin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende..