Kryeministri Kirill Petkov bisedoi në telefon me Nënpresidenten e SHBA-së Kamilla Haris me iniciativë të palës amerikane. Haris falënderoi Bullgarinë për ndihmën humanitare të cilën i jep Ukrainës, si dhe për pranimin e refugjatëve nga lufta. 2.8 milion janë refugjatët e mbërritur në Evropë. Sipas të dhënave të policisë kufitare në Bullgari hyrën më se 78 000 ukrainas. 37 000 prej tyre zgjodhën të mbeten në vend.
“Aktualisht ka bullgarë të bllokuar në Berdjansk dhe fatkeqësisht në këtë fazë situata atje është shumë e vështirë. 160 makina nga Mariupol shpëtuan nga bombardimet dhe arritën në Berdjansk, por mes tyre nuk ka asnjë bullgar” – tha për bTV Anton Markov –Drejtor i Qendrës së Situatave në Ministrinë e Jashtme..
Më 15 mars, vazhdojnë bisedimet video ukrainase-ruse për të deshkallëzuar luftën.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..