"Pavarësisht nga preteksti për luftën në Ukrainë, asgjë nuk mund të justifikojë shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit, viktimat, shkatërrimet dhe vuajtjet e mëdha," tha Presidenti Rumen Radev në Bukuresht pas takimit me homologun rumun Klaus Johannis. Ai shtoi se lufta pranë kufijve tanë po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë në rajon. "Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon janë fakt," tha ai. Sipas Presidentit bullgar, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për lidhje gjithëpërfshirëse midis Rumanisë dhe Bullgarisë – në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, lidhjeve digjitale dhe teknologjive për sa u përket tubacioneve të reja të furnizimit me karburant.
Nga Rumania, Rumen Radev kërkoi një përgjigje të qartë nëse avionët luftarakë MiG-29 do të mund të shërbehen në Rusi, ose kjo mund të bëhet në një vend tjetër. Në rast të kundërt, rrezikojmë që qielli në Bullgari të mbete i pambrojtur, deklaroi Kreu i Shtetit bullgar.Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..
Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..
Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..