Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia është atje, ku ke arritur të realizosh ëndrrat tuaja

Dr.Alina Stajkov – një bullgare në Zvicër

Foto: arkiv personal

Sot ju takojmë me një bullgare, e cila është një mishërimi i kësaj se nëse një person beson në ëndrrat e tij, ato me siguri do të realizohen. Megjithatë, ajo është një dëshmi e vërtetë e diçka tjetër - që vështirësitë gjatë rrugës nuk janë pengesë, por mësime të rëndësishme të jetës të cilat të udhëzojnë në drejtimin përpara. Kjo është doktoresha Alina Stajkov, specialiste e obstetrikës dhe gjinekologjisë në një nga klinikat më të mëdha të specializuara në Cyrih të Zvicrës.

Rruga e saj nga Universiteti i Mjekësisë në Sofje deri në specializim në spitalin universitar Sharite në Gjermani sikur ishte e paracaktuar. Që kur ishte studente Alina u orientua si vullnetare në repartin e kirurgjisë të Spitalit të Urgjencës “Pirogov” në Sofje. Në atë kohë ndër kolegët e saj me përparëse të bardha zbuloi edhe bashkëshortin e vet. Pas diskutimeve se si të vazhdojnë rrugën e përbashkët u orientuan drejt Gjermanisë. Aty Alina vazhdoi si specializante në shëndetin para lindjes, të cilit do t’i përkushtohet në të ardhmen.

“Më shumë se 22 jetoj dhe punoj jashtë – pas Gjermanisë ku qëndrova 7 vjet, u nisa për në Zvicër, ku jetoj edhe tani.Aty kam një praktikë mjekësore dhe jam edhe konsulente në një nga klinikat për diagnostikim prenatal” – tregon për jetën e saj doktoresha Stajkov.

“Komunikimi e ndihmon shumë doktorin. Është çelësi për të arritur pacientët. Mjeku duhet të tregojë jo vetëm ndjeshmëri sipërfaqësore, por simpati reale, emocionale për gjendjen e pacientëve që përballen me shumë pasiguri, nevojë për durim, frikë. Prandaj kur stërvit kolegët e rinj në obstetrikë dhe gjinekologji, i këshilloj gjithmonë të vendosen në vendin e pacientit për të paktën një orë. Profesionalizmi është njëra anë e punës, por humanizmi, mënyra me të cilën ne i shoqërojmë njerëzit në këtë sprovë, është një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm.”

Vështirësitë, të cilat i has në realizimin e vet jashtë shtetit Alina i quan mësuesit më të mirë. Thotë se peripecitë i mësojnë njeriut se si të përballet me sukses me detyrat edhe në të ardhmen.  “Ky qëndrim pozitiv më ndihmon shumë. Të zgjohesh në mëngjes dhe të marrësh frymë - nuk ka dhuratë më të madhe se kjo, por ne nuk e kuptojmë atë, dhe ka njerëz për të cilët kjo është një përpjekje e madhe”- thotë Dr.Alina Stajkov:

“Profesioni im e plotëson tërë jetën time të përditshme. Njeriu nuk duhet pritur që të shpërblehet për mirësinë. Përkundrazi, kur bëjmë diçka të mirë, do të thotë se jemi mirënjohës për mundësinë që kemi këtu. Vetëm kështu mund t'i japim vetes paqe dhe qetësi shpirtërore dhe këtë ndjenjë ua kalojmë të tjerëve.”

Në Zvicër, doktoresha Stajkov ndihet si në shtëpi. Përshtypjet e saj të para ishin se vendi duket si Bullgaria - me shumë gjelbërim dhe rrugë të qeta të qytetit. “Nuk i kam humbur kurrë lidhjet me Bullgarinë, kam në plan të kthehem më shpesh në të ardhmen për të ndarë përvojën me kolegët” – thotë Alina Stajkov.

“Në Zvicër ka shkolla bullgare, ku shënohen të gjitha festat bullgare. Kam shumë miq edhe ndër muzikantët bullgarë në Operën e Cyrihut. Të kthehem, ta ndjej Bullgarinë me të gjitha shqisat, më mungon, por nuk është aq e dhimbshme, sepse në Zvicër takohem shpesh me bullgarë dhe ndajmë shumë momente të mira bashkë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Borimeçkov
Foto: Shoqata për Zhvillimin e Komunitetit Bullgar në Moldavi

Aleksandër Borimeçkov dhe puna e tij në dobi të bashkatdhetarëve tanë në Moldavi

Bullgarët në Moldavi janë mbi 80 000 persona, dhe një pjesë jo e vogël e tyre jeton në pjesën jugore të vendit. Numri më i madh është i përqendruar në qytetin Tarakli dhe në rajonin përreth. Një nga qendrat shoqërore, e krijuar me nismën e komunitetit..

botuar më 25-11-17 7.15.PD

Nina Vasileva-Zaneshev dhe thirrja e saj për të frymëzuar bullgarët në Austri

Bashkatdhetarja jonë, Nina Vasileva-Zaneshev, është një nga shembujt në mesin e diasporës sonë jashtë vendit, që na japin besim se, kudo që të ndodhen në botë, komunitetet bullgare nuk do ta humbasin lidhjen e tyre me Bullgarinë. E lindur në një qytet të..

botuar më 25-11-12 7.00.PD

Kirill Kutin – konsulli i parë nderi i Bullgarisë në Norvegji

Më 24 tetor, me një ceremoni zyrtare dhe koncert festiv në qytetin norvegjez Stavanger, u hap Konsullata e Nderit e Bullgarisë në Norvegji. Konsulli i parë i nderit është pianisti Kirill Kutin, i cili gjatë dy dekadave të fundit është afirmuar si një..

botuar më 25-11-04 7.00.PD