Mbrojtja dhe sovraniteti i Bullgarisë mund të garantohen vetëm përmes NATO-s. Këtë e deklaroi para Nova Tv ish-Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski. Sipas saj, mbyllja e qiejve mbi Ukrainën dhe dërgimi i luftëtarëve polakë do të thotë se NATO-ja do të hyjë në luftë me Rusinë.
Përsa i përket furnizimit me impiante të mbrojtjes ajrore, ish-Ministrja e Jashtme është e mendimit se ato mund të kenë një efekt të mirë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ndër pikat kryesore të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po bën turne në Evropën Lindore. Në televizion, ish-Ministri bullgar i Mbrojtjes Angell Najdenov shpjegoi se gjatë vizitës së Lloyd Austin në Bullgari, ndoshta do të bëhet fjalë që vendi ynë t'i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Gjithashtu do të diskutohet vendosja e komponentëve të tokës në territorin tonë. Naidenov shprehu qëndrimin se vendi ynë duhet të kërkojë gjithçka që parashikojnë aleatët tanë të NATO-s në aspektin e mbrojtjes. Të njëjtin mendim shprehu edhe gjenerali Anju Angellov, Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së parë të GERB-it, sipas të cilit Bullgaria dhe Rumania kanë një plan të përbashkët mbrojtës dhe është koha për të kaluar në fazën e parë.
Ndërkaq, para Nova TV, bashkëkombësi ynë Daniell Benatov, pedagog në Universitetin Teknik të Kievit, i cili aktualisht ndodhet në një fshat afër kufirit me Poloninë, tha se tërë natën mbi Kiev ka pasur gjuajtje me raketa, të lëshuara kryesisht nga Bjellorusia, me instalime artilerie, si dhe me avionë.Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..