Pas një kontrolli dy orësh, kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-Kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare me një urdhër ndalimi 24 orësh.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë,  sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të  prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-Kryeministrin Bojko  Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është zhvatja, “por nuk thuhet se cili  person është zhvatur nga z. Borisov, kur është zhvatur, për çfarë, si.”
Është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë  i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare në lidhje me 120 raste të  Prokurorisë Evropiane në Bullgari, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së  Brendshme. Po kryhen kontrolle dhe sekuestrime në shumë adresa. 
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdеlina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.
"Askush nuk është mbi ligj!" Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook Kryeministri Kirill Petkov.Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.
“Prokuroria bullgare nuk është informuar për veprime hetimore kundër politikanëve”, tha për BTV zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Sijka Mileva. Sipas saj, informacionet që ajo ka janë nga mediat dhe kanë të bëjnë me fondet evropiane, ndaj më shumë informacione duhet kërkuar nga Prokuroria Evropiane.
Ju kujtojmë se më 17 mars, në Sofje u mbajt takimi i Prokurores së Përgjithshme Evropiane Laura Koveshi me Ministrin e Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, në të cilin u diskutuan veprimet e palës bullgare për formimin e një ekipi prej nëpunësish hetimorë në MPB, të cilët të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane.
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reDyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion"..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026,..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike..
