Biznesmeni Vasill Bozhkov, i cili fshihet nga drejtësia bullgare në Dubai dhe ndaj të cilit janë të ngritura 18 akuza, pretendon se arrestimet e zyrtarëve të lartë të partisë opozitare GERB në Bullgari u bënë pas dëshmisë së tij në Prokurorinë Evropiane, shkruan gazeta “24 çasa”.
Në Facebook, Bozhkov shkroi: “Për 2 vjet (kryeprokurori) Geshev bëri të pamundurën për të hequr qafe shokët e tij, pasi dhashë dëshmi të padiskutueshme për zhvatjen më të madhe në historinë e Bullgarisë. Pas sinjalit tim dhe dëshmisë para Prokurorisë Evropiane muajin e kaluar, sot përfundimisht u arrestuan Bojko Borisov, Vlladisllav Goranov dhe Menda Stojanova. E vërteta del gjithmonë në shesh”.
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të..
Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..