Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti tradicional pranveror i bilbilave nga Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare

Foto: YouTube /Binar

Çdo vit në mars ditëlindjen e vet feston Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare. Për provën e parë maestro Hristo Nedjallkov zgjedh simbolikisht 22 marsin - ditën e parë të pranverës. Në këtë datë, prej dekadash, koristë të dikurshëm dhe të tanishëm mblidhen në Radion Kombëtare Bullgare për të festuar ditëlindjen e korit.

Tradicional është edhe Koncerti Pranveror i Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i cili në vitin 2022 është më 18 mars në sallën “Bëlgaria” nga ora 19:30. Në skenë bashkë me korin me famë botërore të fëmijëve do të jenë edhe dyshja Antonija Mirçeva (flaut) dhe Nikollaj Stoev (piano), si dhe Valentina Millusheva, këngëtare nga Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” dhe trioja e perkusioneve nga Shkolla Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” me udhëheqëse artistike Diljana Shopova. Venecija Karamanova, e cila nëntë vitet e fundit është dirigjente kryesore e korit, do ta ndajë rolin e saj me Mihaella Kotevën, ndërsa shoqërimi në piano i besohet Siana Atanasova dhe Teodora Zaneva.

Programi përfshin këngë dhe pjesë nga vepra të kompozitorëve Xhuzepe Verdi, Pjiotr Iliç Çajkovski, Gaetano Doniceti, Xhakomo Puçini dhe Otar Taktakishvili. Do të tingëllojnë këngë të themeluesit të korit, si dhe të kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Nikollaj Kaufman, Zhull Llevi, Aleksandër Tanev etj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD