Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Bullgari

| rinovuar më 22-03-18 7.26.MD
Foto: BGNES

Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.

Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.

Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.

Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD

Dimitër Gllavçev i uroi kabinetit të ardhshëm mandat të gjatë dhe të suksesshëm

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..

botuar më 25-01-16 9.52.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Admirali Erxhument Tatllëogllu - Komandant i Forcave Detare të Turqisë, Kundëradmirali Kirill Mihajllov - Komandant i Forcave Detare të Bullgarisë, Nënadmirali Mihaj Panajt - Komandant i Forcave Detare të Rumanisë

Grupi kundër Minave të Detit të Zi do të aktivizohet dy herë gjatë komandës bullgare

Detyra kryesore e Grupit kundër Minave të Detit të Zi mbetet lufta kundër minave lundruese në Detin e Zi dhe sigurimi i lundrimit të lirë dhe të sigurt në pjesën perëndimore të tij, tha kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandanti i Forcave Detare...

botuar më 25-01-16 9.37.PD