Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të sapo infektuarit me Covid tejkalojnë numrin e të shëruarve

Më 21 mars u hoq kërkesa për një "çertifikatë të gjelbër"

Foto: arkiv

Më 21 mars u hoq kërkesa për një "çertifikatë të gjelbër" për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet në Bullgari. Ndërkaq, në 24 orët e fundit u shënuan 472 raste të reja me koronavirus në vend. 70 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. Pozitive janë 10% e 4717 testeve të kryera.

Numri i të sëmurëve aktive është pa ndryshim të konsiderueshëm - 193 088. Në spitale janë shtruar 58 pacientë të infektuar. 50 prej tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i të shtruarve në spital është 2201 veta. 255 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë ditës, 10 persona vdiqën me Covid të konfirmuat. Asnjë prej tyre nuk është vaksinuar. 448 u shëruan. Të dielën janë dhënë 293 vaksina.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të pastrehët në Sofje dhe profili i tyre në fokus të një studimi evropian

Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..

botuar më 25-11-23 6.55.PD

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD