Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Kryeministrit, 80% e bullgarëve janë kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Më shumë se 150 ushtarë nga Anglia do t'i bashkohen grupit luftarak bullgar. Po flasim edhe me Italinë, por komanda do të jetë bullgare, tha Kryeministri Kirill Petkov në Bruksel para Këshillit Evropian.

Nuk ka mosmarrëveshje në koalicion për Ukrainën, shprehu kategorikisht Kryeministri, transmetoi BTA.

“Ne e mbështesim Ukrainën, qeverinë ukrainase. Kemi siguruar dhe po vazhdojmë të sigurojmë ndihmë humanitare. Sa i përket çështjes së ndihmës ushtarake - e vërteta është se 80% e bullgarëve nuk e mbështesin ndihmën ushtarake. Duhet ta kemi parasysh këtë. “Sot na falënderuan për qëndrimin shumë të qartë dhe të fortë të Bullgarisë ndaj Ukrainës”, tha Petkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë u kthyen me 6 medalje nga Ballkaniada në matematikë

Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..

botuar më 24-07-01 1.14.MD

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD