Buxheti do të mbijetojë nëse reduktohen të ardhurat nga ulja e akcizës për karburantet, siç propozoi Bullgaria në nivel evropian. Po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për gazin natyror, por nuk do të negociohet me Rusinë dhe Gazprom pasi pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Këtë e deklaroi për Bloomberg TV Bulgaria Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov.
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis “Gazprom Export” dhe mënyrës së qeverisjes së Rusisë, e cila është një mur i madh në negociata. Nëse lufta vazhdon, është normale që të mos ketë mundësi për negociata për gazin rus, sepse në afat të mesëm nuk mund të mbështetet tek ky furnizues, përveç kësaj dhe çmimet janë shumë të larta, komentoi Ministri.Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..