Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria është duke përgatitur heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike

Foto: BGNES

Koalicioni qeverisës do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike në vend, por do të ruajë të drejtën e autoriteteve mjekësore për të vendosur masa anti-epidemike. Kjo do të bëhet e mundur pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e shëndetësisë të dorëzuara në Kuvend. Situata aktuale emergjente është në fuqi deri më 31 mars dhe ndryshimi pritet të miratohet deri në fund të muajit.

Autoritetet shëndetësore do të jenë në gjendje, si më parë, të vendosin rregulla për Covid si mbajtja e maskave ose fushatat e imunizimit, por nuk do të mund të ndalojnë udhëtimin në vend.

Me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, do të shfuqizohen kërkesat për izolim dhe karantinë në rast infektimi me koronavirus apo kontakt me një person të infektuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD