Pas marrjes së sinjalit për një minë të vërejtur në Detin e Zi, Forcat Ushtarake Detare Bullgare do të kryejnë një inspektim në zonë, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar - Varna, sot Qendra Turke e Shpëtimit ka njoftuar se anija turke "TOMRIZ-A" ka dhënë një sinjal për një minë rreth orës 06.00 (ora bullgare), afro 37 milje detare në lindje - juglindje të Kepit Gallata.
Marina inspektoi zonën me helikopter dhe dërgoi një anije me një grup xhenierësh, por një minë tani për tani nuk është e zbuluar.
Në mëngjesin e 28 narsut, rreth 70 km nga Kepi rumun Midia në Detin e Zi, peshkatarët zbuluan një minë lundruese ukrainase, e cila, sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, tashmë është e neutralizuar. Një tjetër minë detare lundruese u pa në brigjet e qytetit turk Ineada, pranë kufirit me Bullgarinë, ku ekipet e Mbrojtjes Nëndetëse e çaktivizuan menjëherë.
Për shkak të kërcënimit, zona ujore bullgare monitorohet në mënyrë aktive nga Marina jonë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..