Në 24 orët e fundit u zbuluan 1442 raste të reja të koronavirusit nga 13 155 testet e kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 11 për qind nga mostrat janë pozitive. 69 për qind nga të sapoinfektuarit nuk kanë vaksina. Më shumë raste të reja ka në Sofje – 377, në Plovdiv – 118, në Varna – 104.
Në spitale trajtohen 1963 pacientë, prej tyre 218 në njësitë e kujdesit intensiv.
78 për qind nga 294 të sapopranurit nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit.
43 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. Prej tyre 93 për qind nuk kishin vaksina kundër koronavirusit.
2639 veta u shëruan.
Rastet aktive janë 188 112.
Ditën e hëne u dhanë 1398 vaksina kundër koronavirusit. Kështu numri i njerëzve me imunizim të përfunduar arriti 2 049 587 veta. 719 339 kanë një dozë përforcuese.
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...