Grupi bullgar rok “Gabana” ka një histori më se 20 vjeçare. Ai u krijua në vitin 2000 në qytetin Plovdiv. Viktor Stambollov – vokal dhe kitarë, Angell Djullgerov – kitarë, Stojko Milev – bas, Nikolla Xhokov – bateri prezantojnë muzikë të vet prej autori. Albumi i tyre debutues doli në tregun muzikor në vitin 2006 dhe u nominua për albumin më të mirë rok të çmimeve muzikore të Kanalit Televiziv MM, ndërsa 5 vjet më vonë Radio Z-Rock caktoi grupin “Gabana” si një nga formacionet më me ndikim në Bullgari. Muzikantët luajnë aktivisht në klube anembanë vendit, si dhe në Serbi. Marrin pjesë me sukses të madh edhe në një sërë festivalesh. Aktualisht po prezantojnë albumin e tyre të tretë “Pulsi”. Kënga e tretë në të me video është “Ëndërr”. Muzika, teksti dhe aranzhimi janë i Grupit “Gabana”.
“Si ia doli, fshehu një shigjetë në zemrën time ... Sa kohë do të dhemb - nuk e di ...
Mos më nënvlerëso, unë kam guximin t’i kthej fjalët e mia në ëndërr ...
Po, ti do të jesh ëndrra ime!”
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...