Ne do të mbrojmë Bullgarinë dhe çdo pëllëmbë të territorit të çdo një vendi aleat. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një video fjalim drejtuar kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Nikolla Minçev, deputetëve dhe Kryeministrit Kirill Petkov, ai i uroi bullgarët me rastin e 18 vjetorit të anëtarësimit në Aleancë.
Stoltenberg falënderoi për kontributin e Bullgarisë në sigurinë e përbashkët, veçanërisht në Detin e Zi, i cili ka një rëndësi të madhe strategjike. Kjo është edhe më domethënëse në këtë moment vendimtar të luftës në Ukrainë. Aleatët e dënojnë luftën dhe i bëjnë thirrje Presidentit Putin që ta përfundojë atë menjëherë, të tërheqë të gjitha trupat dhe t'i drejtohet diplomacisë, tha Stoltenberg.Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..