Nga 1 prilli gjendja e jashtëzakonshme epidemike hiqet zyrtarisht, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një konferencë. Hiqet mbajtja e detyrueshme e maskave në vendet е mbyllura publike, respektimi i distancës fizike, kufizimi i numrit të personave në ambientet e brendshme, kufizimi i trajnimit ballë për ballë në shkollat e larta, ndalimi i vizitave në spitale dhe në qendrat e kujdesit social, kërkesa e punëdhënësve për praninë e jo më shumë se 50% prej punonjësve.
Megjithatë, inspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev këshilloi: “Rekomandohet mbajtja e maskave në transportin publik, në spitale, në rastet e grumbullimit të shumë njerëzve në ambiente të hapura, për personat e rrezikuar dhe me sëmundje shoqëruese, përdorimi i dezinfektuesve”.
Një projektligj i ri parashikon mundësinë që Ministri i Shëndetësisë të vendosë masa anti-epidemike jashtë situatës së shpallur anti-epidemike.Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë –..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..