Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokati Ognjan Gavrillov me një mision të ri - të bashkojë komunitetin bullgar në Kaliforni dhe shtetet përreth

Ognjan Gavrillov
Foto: arkiv personal

Një histori e denjë për një subjekt filmi - kështu mund ta përshkruajmë shkurt jetën e bashkatdhetarit tonë Ognjan Gavrillov, i cili u realizua me sukses jashtë shtetit. Bullgari Ognjan Gavrillov u nis për në vendin e mundësive të pakufizuara në vitin 1999, pas mbarimit të shkollës së mesme matematikore në Sofje. Sot, ai është një nga avokatët më të mirë në zonën e Sakramentos, Kaliforni, dhe ka dy zyra avokati në Sakramento dhe Los Anxhelosit. Është i martuar lumturisht me një grua kineze dhe është baba i dy fëmijëve që mbajnë emrat e bukur bullgarë - Najden dhe Rada.

“Zyra punon që nga viti 2009 me një ekip prej 20 vetash. Klientët tanë janë institucione financiare dhe shtetërore, kompani ndërkombëtare, si dhe persona privatë”, tha Gavrillov në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ai nuk e fsheh krenarinë e tij se në vitin 2020 u zgjodh Avokati Gjyqësor i Vitit në zonën e Sakramentos mes 14 mijë kolegëve të tjerë. Ka shumë procese që kanë lënë gjurmë serioze në praktikën e tij, por bullgari thekson një prej tyre që ka pasur jehonë më të madhe në shoqëri:

Ognjan Gavrillov me çmimin Avokati i Vitit në Kaliforni

“Në vitin 2020, fillova proces kundër guvernatorit të Kalifornisë për shkak të pandemisë. Ai mbylli restorantet dhe sallonet e flokëve sepse ato paskan kontribuuar më shumë në përhapjen e infeksionit të koronavirusit, sesa vendet e tjera publike dhe bizneset. Falë këtij procesi, këto objekte në zonën e Sakramentos u hapën tre javë e gjysmë më herët se ato në pjesën tjetër të shtetit”.

Në Bullgari veprimtaria e avokatit gjyqësor është pak e njohur, pasi për nevojat e procesit gjyqësor në vendin tonë, prania e një personi të tillë nuk është e nevojshme.

Falë autoritetit dhe pozitës së tij si nënkryetar dhe bashkëthemelues i Dhomës Sllavo-Amerikane të Tregtisë, Ognjan Gavrillov arriti një tjetër triumf - të shpallë Ditën e Trashëgimisë Sllave në Kaliforni, më 24 maj. Kjo ndodhi në vitin 2013. “Po vazhdon të jetë një ditë pune, por është një projekt imi, të cilin më vjen mirë që arrita ta realizoj”, thotë me krenari avokati, duke shtuar:

Sergej Terebkov, kryetari i Dhomës Sllavo-Amerikane të Tregtisë, Dr. Pen, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Kalifornisë dhe avokati Ognjan Gavrillov (nga e majta në të djathtë) me dekretin për shpalljen e 24 majit „Ditë e Trashëgimisë Sllave”

“Dhoma Sllavo-Amerikane e Tregtisë bashkon polakët, ukrainasit dhe rusët dhe bizneset e tyre, si dhe bizneset e kombësive të tjera që duan të punojnë me komunitetin sllav. Numri i komunitetit sllav në shtet është mbi 1 milion njerëz. Vetëm në Sakramento ata janë rreth 200 000 veta.

Ognjan Gavrillov u kushton një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij çështjeve të ndryshme që bashkojnë komunitetin bullgar në rajon. Para pak kohe ai u zgjodh president i një organizate të re joqeveritare që do të bashkojë bullgarët nga 13 shtetet që janë në distriktin e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Los Anxhelos. Edhe pse është ende në proces themelimi, organizata tashmë ka planifikuar iniciativa për ta bërë komunitetin bullgar më të njohur ndër amerikanët. Planet përfshijnë ndërtimin e një monumenti për alfabetin cirilik, mbajtjen e një festivali kinematografik bullgar në Los Anxhelos, si dhe dorëzimin e çmimeve vjetore në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Tani për tani në fazën më të avancuar është puna për ndërtimin e monumentit - modeli është krijuar nga skulptori Broni Likomanov, pritet që Konsullata bullgare të koordinojë vendin ku ai do të vendoset.

Skulptori Bronislav Likomanov me modelin e monumentit për alfabetin cirilik

"Jemi duke punuar me Konsullatën për themelimin e një festivali bullgar të filmit - shpjegoi Ognjan Gavrillov - Presim që ata të na ndihmojnë të gjejmë filma. Sponsorët përsëri do të jemi ne, të cilët jemi në thelbin e organizatës joqeveritare. Mendoj se do të jetë brenda 2-3 ditëve, dhe tani planifikojmë të shtojmë dhe një çmim për produksionet pjesëmarrëse.”

Bashkatdhetari ynë shpreson që kjo ide të realizohet për disa muaj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal, bulgarica.com, Facebook / Consulate General of Bulgaria in Los Angeles



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: faqja në Facebook e M. Selimit

Milena Selimi e do Bullgarinë dhe përkthen shkrimtarin Georgi Gospodinov

Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..

botuar më 23-11-28 2.05.MD
Prof. Budin Mihov

Prof. Budin Mihov dhe librat e tij me famë botërore për biokiminë dhe mjekësinë

Mjekësia molekulare, kimia medicinale, biokimia, patologjia molekulare, farmakologjia molekulare - këto janë disa nga temat mbi të cilat Prof. Budin Mihov punon për 30 vjet. Vetë ai thotë se është një shkencëtar i nivelit botëror dhe vëllimi i veprave..

botuar më 23-11-27 5.25.MD
Shoqata Bullgare e Picajolëve

Mjeshtri më i mirë i picës klasike në botë është një bullgar 23-vjeçar nga qyteti Shumen

Kampioni botëror i picës ende nuk mund ta perceptojë atë që i ka ndodhur. Svetosllav Mitev është vetëm 23 vjeç, jeton në Shumen dhe deri pak kohësh punonte si shpërndarës i thjeshtë picash në një restorant vendas. Por jeta është plot të papritura,..

botuar më 23-11-22 7.30.PD