Ylli i ri i dublimit në vendin tonë, aktori Petër Bajkov, sfidoi veten duke u futur në një adaptim filmik të romanit të shkrimtarit anglez John Bunyan "Përparimi i pelegrinit". Një nga historitë më të njohura të të gjitha kohërave, e cila sot është jashtëzakonisht aktuale, vjen në jetë në një mënyrë unike përmes animacionit dhe mishërimeve të shumta të zërit të Petër Bajkovit.
Në filmin e vizatuar amerikano-bullgar Petër Bajkov është jo vetëm aktor i cili mishërohet në të gjitha rolet me zëra të ndryshëm, por është gjithashtu regjisor dhe producent. Filmi është me titull “Aventurieri: me zërin e Petër Bajkovit” dhe do të ketë premierë në kinema më 8 prill.
“Kur producentët amerikanë më kërkuan për dublimin e filmit, e ndjeva këtë si një mision, sepse mesazhi i filmit shumë i fortë – të zhvillohemi shpirtërisht dhe të frymëzohemi nga jeta. Për mua, filmi është një rrugë drejt së mirës "- tha Petër Bajkov në një intervistë për BNR "Hristo Botev".Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..