Qeveria po zhvillon një plan veprimi nëse 200 000 qytetarë ukrainas hyjnë në Bullgari, tha për BNR Mariana Tosheva, kryetarja e re e Agjencisë për Refugjatët. Sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, pritet një valë e dytë refugjatësh. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 133 500 ukrainas hyrën në vendin tonë dhe më pak se gjysma e tyre mbetën. Aktualisht në territorin tonë ka 61 196 shtetas ukrainas, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar “Bullgaria për Ukrainën”. Prej tyre, 27 325 tashmë kanë regjistrim për mbrojtje të përkohshme. Çdo ditë që kalon numri i vendeve të ofruara për punë rritet, tha Mariana Tosheva.
Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..