Kompozitorja bullgare Penka Kuneva është pjesë e ekipit që fitoi çmimin më prestigjioz Grammy. Në ceremoninë në Los Angeles, ajo u nderua për muzikën e filmit “Gratë luftëtare - zërat e ndryshimit” në kategorinë “Koleksioni klasik”. Filmi i dedikohet aktivisteve që luftojnë për të drejtat e grave.
Ajo kompozoi shtatë nga katërmbëdhjetë pjesët muzikore të filmit. “Muzika ime është dramatike, tingëllon në mënyrë klasike, por ka një ndikim shumë modern. Muzikë filmi që tregon histori”, tha kompozitori për BNR.
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..