Në kuadrin e vizitës së tij dyditore zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut të tij bullgar, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua edhe me Kryeministrin bullgar Kirill Petkov. Në fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi regjional, si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Pernimor, njoftuan nga qendra qeveritare e shtypit. Kryeministri bullgar rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për Shqipërinë për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE. Të dy diskutuan projekte infrastukturore me rëndësi për konektivitetin regjional. I përbashkët ishte qëndrimi për rëndësinë strategjike të Korridorit Transportues Evropian N 8 i cili e lidh Adriatikun me Detin e Zi. Kryeministri Petkov theksoi potencialin e madh për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mbi bazë të dialogut të mirë politik midis dy shteteve. Pakica kombëtare bullgare në Shqipëri është një urë kryesore miqësie dhe një faktor në forcimin e besimit të ndërsjellë, tha Kiril Petkov në takimin e tij me Presidentin Meta. Kryeministri vuri në dukje rëndësinë që vendi ynë i jep garantimit të mundësisë për minoritetin bullgar për të shfrytëzuar plotësisht të drejtën për të mësuar gjuhën amtare.
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..