As këshilli i koalicionit udhëheqës, as Këshilli i Ministrave, as Këshilli i Kryetarëve në Kuvendin Popullor nuk diskutuan dhe vendosën për dëbimin e ambasadorit rus, shkroi në Facebook Zëvendëskryeministrja dhe liderja e BSP, Kornelija Ninova. Deklarata vjen pasi Zëvendëskryeministri Asen Vssilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” tha se qeveria po diskuton nëse do ta shpallë ambasadorin rus person non grata.
Gjithashtu në Facebook, Sllavi Trifonov, kryetar i “Ka një popull të tillë”, shprehu pakënaqësinë që po shkelen marrëveshjet e koalicionit qeverisës për integrimin evropian të Shkupit.
“Kryeministri Kirill Petkov vazhdimisht përpiqet ta anashkalojë këtë marrëveshje dhe të heqë veton e Bullgarisë pa asnjë kusht. Ai dëshiron të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut deri në fund të qershorit, pa asnjë garanci ligjore për respektimin e të drejtave të bullgarëve në këtë vend”, shkruan Trifonov.
Kryetar i Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor u zgjodh Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB. “Pro” votuan 131 deputetë, “kundër” – 66 deputetë, 39 abstenuan. Konkurruesit e tjerë për postin ishin Viktoria Vasileva nga “Veliçie”, Petër Petrov..
Në godinën e parlamentit, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se partia nuk do të heqë dorë nga nominimi i Raja Nazarjanit për kryetare të Kuvendit Popullor. Sipas Borisovit, nëse nuk zgjidhet kryetar i parlamentit, do të ketë krizë..
Me të hyrë në ndërtesën e Kuvendit, Stanisllav Ballabanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) theksoi se vendimi i tyre për të mos e përkrahur GERB-in në mandatin e parë dhe një mandat të dytë të mundshëm të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS),..
Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për..
Momentalisht, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shantazhohet nga bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, ndërsa nga..
Të enjten do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Do të mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34°..