Plani bullgar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë  u miratua përfundimisht nga Brukseli, njoftoi Kryeministri Kirill Petkov, duke  e caktuar si “një plan shumë i mirë dhe punues” që do të kontribuojë për  garantimin e sigurisë energjetike të vendit. Theks në dokument  janë synimet për të vazhduar punën e kapaciteteve në  Pellgun Marica, të cilat shfrytëzojnë si lëndë e parë qymyrguri linjit që  nxirret në rajon, si dhe investime në burime ripërtëritëse energjetike, energji  gjeotermale etj. Pritet rritja e mjeteve të parashikuara për inovacione në  biznes, me prioritet në sferën e prodhimeve që sapo fillojnë. Kryeministri  theksoi, se çështja për shtetin ligjor u vu në piedestal duke parashikuar “një  mekanizëm, i cili forcon kontrollin mbi prokurorin e përgjithshëm – një gjyqtar  që do të marrë përkohësisht rolin e prokurorit hetues dhe pas kësaj prapë do të  rikthehet si gjyqtar në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi”. Transporti  hekurudhor gjithashtu do të avancojë “me 62 trena të rinj dhe hekurudha të reja  urbane”. 
Cili do të jetë efekti real i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në ekonominë bullgare dhe a do të jetë ai një nxitje për të tërhequr investime të huaja direkte në vendin tonë,analizon në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Stojan Pançev:

“Mendoj se Plani nuk do të ketë një efekt të veçantë ekonomik, nëse e shohim ekonomin si një e tëra. Historia ekonomike tregon, se fonde të tilla evropiane nuk mund të jenë faktori kryesor në zhvillimin e një ekonomie dhe nuk mund të provokojnë një valë interesi investitorësh. Kjo është sidomos aktuale në kontekstin e tanishëm. Dihet për problemet e inflacionit si në Bullgari, ashtu edhe në botën perëndimore dhe në vendet e eurozonës në tërësi, të cilët janë partneri ynë kryesor tregtarë – theksoi ekonomisti. – Duken edhe sinjalet e para për një recesion të mundshëm, gjë e cila kthehet në një problem kryesor për ekonominë. Nëse duan të ndalojnë inflacionin, bankat qendrore do të duhet të shkaktojnë një formë recesioni. Në këtë kontekst 13 miliardë levat e përmendura të ndara në periudha nga disa vite nuk ka sesi të kenë ndonjë efekt të madh mbi atë që ka për t’u ndodhur gjatë kësaj kohe.”
Përsa i përket reformave të domosdoshme me qëllim shpenzimin më efektiv të  fondeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ekonomisti është skeptik,  se pushtetarët do të do të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato plotësisht. 
“Mjerisht qeveria e tanishme tregon, se nuk arrin të realizojë disa prej  prioriteteve të veta. Akoma mungon një avancim serioz në kapitullin  “Djretësi”, edhe pse presim Prokuroria e Specializuar të shfuqizohet. Akoma nuk  mund të zgjidhen udhëheqës të organeve dhe rregullatorëve kryesorë shtetërorë. Vonesa  ka edhe në formimin e ministrive të digjitalizimit dhe inovacionit. Pamundësia  për të gjetur dhe vendosur njerëz që mund të punojnë, si dhe përditësimi i  ardhshëm i buxhetit, ndalojnë çdo mundësi reformash.” 

Inflacioni i lartë në Eurozonë, si dhe pasiguria e kontinentit të shkaktuar  nga lufta në Ukrainë, duhet të shërbejnë si dritë e kuqe për pushtetarët në  lidhje me prioritetin e tyre të deklaruar që Bullgaria të adoptojë monedhën  evropiane - mendon ekonomisti. 
“Gjithashtu, sipas llogaritjeve të mia të përafërta, Bullgaria aktualisht  nuk i plotëson kriteret e inflacionit. Ende mungon një analizë e Bankës  Popullore Bullgare për përfitimet dhe negativet e anëtarësimit eventual të  vendit tonë në eurozonë. Fatkeqësisht, shumë shpesh çështje të tilla  politizohen, në vend që t'i nënshtrohen diskutimeve serioze të ekspertëve. Nuk  mund të qetësohemi thjesht se po bëhemi pjesë e “rrethit të të pasurve” pa  marrë parasysh pasojat reale për vendin nga zëvendësimi i levës me euron.” 
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova 
    Foto: EPA/BGNES, BGNES, nextgeneration.bg
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
 Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura