Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të arrijë Plani i Rimëkëmbjes t’i japë shtysë ekonomisë bullgare?

Ekonomisti Stojan Pançev: Nuk duhet të nxitojmë për të zëvendësuar levin me euron

Foto: EPA/BGNES

Plani bullgar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë u miratua përfundimisht nga Brukseli, njoftoi Kryeministri Kirill Petkov, duke e caktuar si “një plan shumë i mirë dhe punues” që do të kontribuojë për garantimin e sigurisë energjetike të vendit. Theks në dokument janë synimet për të vazhduar punën e kapaciteteve në Pellgun Marica, të cilat shfrytëzojnë si lëndë e parë qymyrguri linjit që nxirret në rajon, si dhe investime në burime ripërtëritëse energjetike, energji gjeotermale etj. Pritet rritja e mjeteve të parashikuara për inovacione në biznes, me prioritet në sferën e prodhimeve që sapo fillojnë. Kryeministri theksoi, se çështja për shtetin ligjor u vu në piedestal duke parashikuar “një mekanizëm, i cili forcon kontrollin mbi prokurorin e përgjithshëm – një gjyqtar që do të marrë përkohësisht rolin e prokurorit hetues dhe pas kësaj prapë do të rikthehet si gjyqtar në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi”. Transporti hekurudhor gjithashtu do të avancojë “me 62 trena të rinj dhe hekurudha të reja urbane”.

Cili do të jetë efekti real i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në ekonominë bullgare dhe a do të jetë ai një nxitje për të tërhequr investime të huaja direkte në vendin tonë,analizon në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Stojan Pançev:

Stojan Pançev

“Mendoj se Plani nuk do të ketë një efekt të veçantë ekonomik, nëse e shohim ekonomin si një e tëra. Historia ekonomike tregon, se fonde të tilla evropiane nuk mund të jenë faktori kryesor në zhvillimin e një ekonomie dhe nuk mund të provokojnë një valë interesi investitorësh. Kjo është sidomos aktuale në kontekstin e tanishëm. Dihet për problemet e inflacionit si në Bullgari, ashtu edhe në botën perëndimore dhe në vendet e eurozonës në tërësi, të cilët janë partneri ynë kryesor tregtarë – theksoi ekonomisti. – Duken edhe sinjalet e para për një recesion të mundshëm, gjë e cila kthehet në një problem kryesor për ekonominë. Nëse duan të ndalojnë inflacionin, bankat qendrore do të duhet të shkaktojnë një formë recesioni. Në këtë kontekst 13 miliardë levat e përmendura të ndara në periudha nga disa vite nuk ka sesi të kenë ndonjë efekt të madh mbi  atë që ka për t’u ndodhur gjatë kësaj kohe.”

Përsa i përket reformave të domosdoshme me qëllim shpenzimin më efektiv të fondeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ekonomisti është skeptik, se pushtetarët do të do të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato plotësisht.

“Mjerisht qeveria e tanishme tregon, se nuk arrin të realizojë disa prej prioriteteve të veta. Akoma mungon një avancim serioz në kapitullin “Djretësi”, edhe pse presim Prokuroria e Specializuar të shfuqizohet. Akoma nuk mund të zgjidhen udhëheqës të organeve dhe rregullatorëve kryesorë shtetërorë. Vonesa ka edhe në formimin e ministrive të digjitalizimit dhe inovacionit. Pamundësia për të gjetur dhe vendosur njerëz që mund të punojnë, si dhe përditësimi i ardhshëm i buxhetit, ndalojnë çdo mundësi reformash.”

Inflacioni i lartë në Eurozonë, si dhe pasiguria e kontinentit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, duhet të shërbejnë si dritë e kuqe për pushtetarët në lidhje me prioritetin e tyre të deklaruar që Bullgaria të adoptojë monedhën evropiane - mendon ekonomisti.

“Gjithashtu, sipas llogaritjeve të mia të përafërta, Bullgaria aktualisht nuk i plotëson kriteret e inflacionit. Ende mungon një analizë e Bankës Popullore Bullgare për përfitimet dhe negativet e anëtarësimit eventual të vendit tonë në eurozonë. Fatkeqësisht, shumë shpesh çështje të tilla politizohen, në vend që t'i nënshtrohen diskutimeve serioze të ekspertëve. Nuk mund të qetësohemi thjesht se po bëhemi pjesë e “rrethit të të pasurve” pa marrë parasysh pasojat reale për vendin nga zëvendësimi i levës me euron.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, BGNES, nextgeneration.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD