Ka një  problem në komunikimin me shtetin, i cili nuk është e qartë se prej çfarë është  krijuar, por duket shumë shqetësues. Kështu, organizata e degës së prodhimtarisë së  shpendëve në Bullgari evidenton problemet e akumuluara ndër vitet në këtë  sektor dhe për shkak të mungesës së dialogut është e detyruar të shpallë  kërkesat e saj në një protestë, edhe para festave të Pashkëve. Arsyeja janë  çmimet e larta të paprecedentë të foragjereve, të cilat e bëjnë të pamundur  mbijetesën e fermave të shpendëve. 
Gjithashtu, dëmi i shkaktuar nga pandemia në  sektor është jashtëzakonisht i rëndë, vitin e kaluar fermerët e shpendëve  raportuan mbi 80 milionë leva humbje dhe kjo vetëm nga prodhimi primar bujqësor.  Frikësohen se, sivjet dëmet e tyre do të jenë edhe më të mëdha, sepse tani  përveç pandemisë, mbivendoset situata e ndërlikuar në Ukrainë.  “Duhej që sektori agrar të marrë të paktën 40 milionë leva dhe të  përfshihet në Kovid masat, por deri në këtë moment nuk ka një vendim të tillë  dhe kërkesat tona nuk merren parasysh. Tanimë jemi pesimist se, shteti do të bëjë  diçka”- thotë Daniell Bozhankov, kryetar i Shoqatës së shpendëve industrialë në  një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Bllagoevgrad dhe nënvizon se çmimi  shitës është shumë më i ulët se kostoja e prodhimit të tyre. 
“Që nga  fillimi i vitit 2020, ne nuk jemi të ndihmuar në asnjë lloj mënyre, rreth asnjë  lloj Covid mase, pavarësisht se çdo vit ndahet një buxhet serioz për këtë. Ne  si  industri jemi konsumatorët më të  mëdhenj të grurit, misrit, lulediellit. Tani, nëse nuk ngrihen çmimet e  prodhuesve, nuk po e kuptoj sesi mund të shpëtojmë. Por, çmimi tek ne është  krejtësisht i ndryshëm nga ky tek tregtarët. Tek prodhuesit ai ngrihet shumë  ngadalë, për llogari të çmimit të foragjereve, të cilat shënojnë rekorde. Në  vargjet tregtare për Pashkë, nuk do të ketë një shtim të madh, sepse çdo  gjë  është e paracaktuar paraprakisht, por shpresoj që shtimi tek  prodhuesit të jetë me rreth 30-40%, që të mund të shpëtojmë në treg në kohë  krize”.” 

Tanimë afro një vit fermerët e shpendëve nuk gjejnë kuptim nga ana e shtetit. Kanë pritur vendime punuese akoma nga kabineti teknik, por dhe aty nuk kanë hasur asnjë lloj përkrahje. Akoma më i madh ka qenë zhgënjimi i tyre kur kanë arritur deri në njëfarë mirëkuptimi me ministrin e resorit për aktualizime në buxhet, por kanë qenë të dërguar drejt Ministrisë së Financave. Por, që aty i kanë kthyer, me argumentin se, kuotat e tyre për takime me fermerët tashmë kanë shteruar. “Mendojmë se, duruam mjaftë gjatë dhe ky qëndrim ndaj sektorit tonë është i palejueshëm - thotë Daniell Bozhankov. Sipas tij si dhe kolegëve të tij, i gjithë koncepti në bujqësi është i ngatërruar, meqenëse një pjesë e madhe e fondeve shkojnë tek prodhuesit e drithit, dhe kështu është më shumë se 10 vjet.
“Pothuajse të ngjashme janë dhe problemet e fermerëve të derrave, kështu që ne - mbarështuesit duhet të bashkohemi rreth një koncepti të ri, një strategjie të re në industrinë tonë, e cila do të jetë për më shumë se 10 vjet përpara dhe ne si përfaqësues të një industrie të përbashkët ta mbrojmë, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe se kush do të jetë ministri i resorit”.

Për shkak të problemeve urgjente të neglizhuar sistematikisht nga shteti, fermerët e shpendëve dhe mbarështuesit e derrave po përgatiten për protesta dhe mosbindje të përbashkëta. “Ne agrarët asnjëherë nuk kemi qenë ekstremë në qëndrimin tonë ndaj shtetit, por kemi disa ide-protesta do të fillojë në Sofje, por presim, që përsëri të mos t’i marrin me seriozitet problemet tona, prandaj jemi gati të protestojmë për një kohë më të gjatë, nëse nevojitet do të mbyllim dhe ndonjë kufi të shtetit”- kërcënojnë nga Shoqata e shpendëve industriale.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Pixabay
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..