Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u krijua një Qendër për Inteligjencën Artificiale

Foto: BGNES

Tek Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u hap një Institut i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë, në partneritet me dy universitetet më të mëdha të teknologjisë zvicerane - Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih dhe Universitetin Politeknik të Lozanës.

Qëllimi i projektit është të tërheqë mësues me famë botërore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, të krijojë liderë dhe studiues të teknologjisë dhe të inkurajojë zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Sipas presidentit Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të institutit, "Bullgaria ka potencial dhe duhet të zhvillohet si qendër kryesore kërkimore në fushën e teknologjisë së lartë". Kjo detyrë e vështirë, sipas Radevit, kërkon bashkimin e shumë institucioneve, përpjekjet e akademisë dhe të të tërë shoqërisë sonë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD

Partia “Veliçie” organizon protestë kundër zëvendësimit të votës

Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..

botuar më 25-03-11 3.23.MD