Zyrtarët e OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim për dhunë ndaj grave dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, raportoi AFP.
Në mbledhjen e radhës të organizatës ditën e djeshme, të mbledhur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtoresha Ekzekutive e agjencisë “OKB Gra” Sima Bahous theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë. Rusia ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat e ngritura kundër saj nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për respektimin e "prezumimit të pafajësisë". Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Dmitri Poljanski siguroi se qëllimi i "operacionit special ushtarak" të Rusisë është "të shpëtojë të ardhmen e Ukrainës". Në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka të drejtën e vetos dhe mund të mos lejojë asnjë hetim apo sanksion kundër vetes. Nga ana tjetër, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga i cili Rusia u përjashtua të enjten me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, ka fuqinë për të nisur hetime, vëren AFP.
Ndërkohë, Britania po verifikon njoftimet e mbrëmshme për një sulm kimik në Mariupol dhe një zyrtar i qeverisë lokale tha se nuk mund të konfirmojë njoftimin e Azovit për një sulm kimik. Beteja për portin vazhdon edhe sot, ku ndodhen marinarët bullgarë të anijes “Carevna”.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..