Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është shtyrë procedura për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm

Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova
Foto: BGNES

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyri për 4 majin shqyrtimin e propozimit për lirim të parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, të bërë nga Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova, njoftoi BTA.

Arsyeja e shtyrjes janë parregullsitë, të cilat Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova duhet t'i zgjidhë brenda 7 ditëve. Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova sqaroi para mediave se propozimi i Ministrit të Drejtësisë në detyrë Janaki Stoillov nuk parashtron rrethanat specifike për cenimin e prestigjit të gjyqësorit. Para takimit, Ministrja Jordanova komentoi se Bullgaria më në fund duhet të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që respekton standardet e larta morale dhe mbron të drejtat e njerëzve pa i shkelur ato dhe nuk fshihet pas dhunës policore.”

Nga ana e vet, Ivan Geshev përsëriti se pretendimet e Ministres së Drejtësisë janë të pasakta dhe cenojnë prestigjin e gjyqësorit dhe në këtë mënyrë preknin çdo qytetar bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD