Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha për BNT Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Ajo theksoi se gjatë bisedimeve me Ministren e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, nuk është komentuar afati për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
"Asnjë angazhim nga pala bullgare nuk është marrë për fillimin e negociatave me Shkupin," tha Gençovska. Sipas Ministres, në memorandumin për bisedimet me Baerbock, shihet se kërkesat kryesore bullgare ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara. Sofja këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut të garantohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe të respektohet Marrëveshja e Fqinjësisë e vitit 2017.
Presidenti Rumen Radev, i cili po viziton Portugalinë, komentoi se Maqedonisë së Veriut do t'i duhet më shumë kohë për të përmbushur kriteret përpara se Bullgaria ta heqë veton ndaj bisedimeve me BE-në.Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..