Më 16 dhe 17 prill, qyteti Sevlievo (Bullgaria Qendrore Veriore) pret Festivalin e tetë Kombëtar Bullgar të Farës. Tradicionalisht, festa mbahet në ditët rreth të Dielës së Dafinave dhe mbledh së bashku fermerë, zejtarë dhe artistë. Veprimtaria u jep mundësi prodhuesve bullgarë nga pjesë të ndryshme të vendit të ekspozojnë produktet e tyre, dhe vizitorëve - të blejnë fara varietale për mbjellje, lule për kopshtin dhe ballkonin, ushqime dhe pije, kozmetikë nga natyra dhe sende artizanati. Këtë vit iniciativa përfshin Gorata.BG dhe të gjithë do të marrin pemë frutore për kopshtin e tyre. Informacioni është nga korrespondentja jonë Velina Mahlebashieva.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..