222 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit, gjë që është me 22 më pak të infektuar rishtas se një ditë më parë. 71 për qind nga të porsa infektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.
6.8 për qind nga 3266 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktiv ulet me 482 veta deri në 163 460. Në spitale u pranuan 10 të infektuar me Covid-19. Pacientët e trajtuar në spitale ulen deri në 1056. Në repartet e kujdesit intensiv trajtohen 116 të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit vdiqën 2 veta me Covid-19 të konfirmuar. Të dy ata nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.
U shëruan 702 veta.
Ditën e diele u dhanë 95 vaksina kundër konronavirusit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..