Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria bullgare ndryshoi qëndrimin ndaj Rusisë

Foto: BGNES

46 për qind e bullgarëve çdo ditë e ndjekim lajmet për Ukrainën, reagimet e botës dhe fatin e refugjatëve.  38 për qind thonë se interesohen për temën, 16 për qind – nuk tregojnë interes. Këtë e tregon një sondazh i Agjencisë  “Alpha Research”.

Besim te Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin shprehin 25 për qind nga të anketuarit. Që nga fillimi i luftës mbështetësit e tij bien nga 1/3 deri në ¼.

61 për qind e bullgarëve nuk i besojnë liderit rus.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në shoqërinë bullgare është mohimi i Rusisë si model për zhvillimin shtetëror dhe politik. 63 për qind e të anketuarve janë të mendimit se vendi i Bullgarisë në botën e ndryshueshme është në aleancën me BE-në dhe NATO-në. 15 për qind e mbështesin tezën se vendi i Bullgarisë është në aleancë me Rusinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski dhe Kirill Petkov

Deputetët hynë në mosmarrëveshje nëse shteti duhet të blejë Lukoil në Burgas

Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..

botuar më 25-01-30 3.44.MD
Georg Georgiev

Ministri i jashtëm bëri thirrje që rasti i anijes “Vezhen” të mos politizohet

Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..

botuar më 25-01-30 11.16.PD

Komisioni i Sigurisë i Parlamentit Evropian ka diskutuar rastin me anijen “Vezhen”

Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..

botuar më 25-01-30 9.14.PD