Gjithnjë e më shumë bullgarë identifikojnë de informatat si të dëmshme shoqërore, sipas raportit kombëtar të Eurobarometrit për Bullgarinë. Për 73% prej tyre lajmet e falsifikuara janë problem si në një plan kombëtar, kështu dhe për demokracinë si parim. Bashkatdhetarët tanë besojnë më pak tek mediat e shtypura, sesa në online botimet dhe të rrjeteve sociale. Por, pikërisht interneti bëhet përçuesi i pjesës më të madhe të informacioneve të pasakta.
Pas ndonjë dezinformacioni në pjesën më të madhe të rasteve fshihet ndonjë interes financiar ose politik dhe ai kthehet në një instrument për çorientimin e opinionit publik, përmes të cilit grupe të mëdha njerëzish ndjekin qëllimet e veta. Kjo dukuri, ky fenomen del dhe lulëzon në kohëra kritike si pandemia aktuale dhe lufta, kurse shembujt për këtë përditë shumohen rreth nesh.
“Në kohën e pandemisë pamë sesa serioze mund të jenë pasojat nga dezinformimi - thotë gazetari Ivan Radev. Për Bullgarinë problemi është mjaft i fortë-një përqindje më e ulët e njerëzve të vaksinuar, një vdekshmëri më e madhe jo vetëm në Bashkimin Evropian. Kurse tani në kushtet e luftës po vëmë re sesi dezinfarmacioni nuk pakësohet, por thjesht tema kryesore ndryshoi.”
Në kushtet e krizës njerëzit kërkojnë burime më të shumta të informacionit, kurse kjo ndihmon për shpërndarjen e lajmeve të falsifikuara. Në këtë mënyrë, tragjedi nga lufta prezantohen si të manipuluara dhe imponohet se vrasjet në Buça për shembull, nuk kanë ndodhur dhe nëpër kuadrot shikohen aktorë. “Vendi agresor, mundohet të justifikojë veprimet e veta në çdo lloje mënyre, që të mund të fitojë mendimin shoqëror në anë të vet”, thekson gazetari.
Pak mbi gjysma e bullgarëve (52%) gjatë 63% nga qytetarët e Bashkimit Evropian janë të bindur se mund të njohin lajmet e rremë. Por, përse vendi ynë vazhdon të prapa mbetet dhe me këtë tregues?
“Shikoni se cili është mjedisi politik tek ne-këshillon Ivan Radev. Deputetë shpërndajnë nëpër televizionet teori konspirative dhe lajme të falsifikuara. Madje dhe gazetarë nëpër mediat e mëdha bëjnë të njëjtën gjë, duke e prezantuar dezinformacionin si “pikëpamja tjetër”.
Përmes mediave sociale deri tek ne shumë shpejt dhe lehtë arrijnë çdo lloje lajmesh, por ne jemi të prirë të ndajmë atë që na ka ndikuar në mënyrë emocionale,ajo e cila përkon me kuptimet tona paraprake. Por, jo gjithmonë ky informacion përputhet me të vërtetën.
“Këshilla më e mirë është të jemi kritikë - thotë Ivan Radev. Është mirë që për çdo gjë të drejtojmë pyetjen nëse është e vërtetë, si dhe të kërkojmë një konfirmim përpara se ta shpërndajmë. Në rast të kundërt po kështu do të kthehemi në shpërndarës të dezinformacionit.”
Marshimi i lajmeve të rreme dhe i komploteve tek ne nuk vjen vetëm nga mediat, është i bindur gazetari. Diagnoza, sipas tij quhet “mungesë e autoriteteve” - e personave publik, mendimin e të cilëve ne e vlerësojmë.
“Shumë shpesh biem në një mungesë të besimit dhe njerëzit nuk i besojnë askujt, sepse çdo një ndjek një interes të caktuar - thekson gazetari, në synimin tonë të ruajmë veten, të mos të na gënjejnë. Prandaj duhet të jemi edhe kritikë dhe të gjykojmë se kush mund të jetë autoritet dhe kujt nuk duhet ti kemi besim.”
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Georgji Zhivkovit, BNR-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..