Gati gjysma e kompanive në Bullgari (46%) planifikojnë të zgjerojnë ekipet e tyre deri në fund të shtatorit, sipas një studimi nga Konfederata Bullgare e Punësimit , e cila shqyrton dhe saktëson gatishmërinë e punëdhënësve për të punësuar punonjës të rinj në gjashtë muajt e ardhshëm. Pjesëmarrës në të janë mbi 1000 kompani prej 12 sektorëve industrial. Rezultatet tregojnë po kështu se, 6% prej kompanive prognozojnë reduktimin e fuqisë punëtore, kurse 33% do të ruajnë numrin e personelit. Sofja është një kampione në bizneset që janë gati të punësojnë punonjës të rinj - një përgjigje të ngjashme kanë dhënë 78% e të anketuarve në kryeqytet.E pasojnë regjione si Plovdivi, Varna dhe Burgasi.
Cilat janë sektorët në të cilat kërkesa për punë është më e madhe?
“Ato të teknologjive informative, prodhimit dhe sektori i kontraktimit, sektori publik, financiar, sigurimet, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet e biznesit, transporti dhe tregtia me shumicë dhe pakicë-vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetarja e Konfederatës Bullgare të Punësimit Nadja Vasileva. Jemi shumë të lumtur që edhe industria e hotelerisë dhe restoranteve ka ide për punësim, sepse në studimin e mëparshëm, për shkak të pandemisë, përgjigjet e tyre ishin negative.”
Vasileva rikujtoi seekonomia bullgare është e varur fortë nga investimet e huaja, të cilat gjatë 2 vjetëve të fundit vazhdimisht pakësohen. Shkaqet për këtë janë të lidhura si me ngushtimin e biznesit, të shkaktuar nga pandemia, po kështu dhe me mangësinë e përhershme të fuqisë punëtore.
Ekzistojnë disa mundësi për të reaguar në një situatë të tillë:“ E para është që kompanitë të mbështeten në digjitalizimin dhe robotizimin e shpejtë të proceseve të tyre të punës. Masa e dytë është e lidhur me rikualifikimin afatshkurtër në masë të atyre të cilët kanë dëshirë të përfshihen në procesin e punës, kundrejt nevojave të punëdhënësve. Varianti i tretë është tërheqja e grupeve joaktive të njerëzve, të cilët nuk kërkojnë punë, e bullgarëve të cilët kthehen nga jashtë, si dhe e refugjatëve. Varianti i katërt, por jo dhe për nga rëndësia është i lidhur me importin qëllimor të njerëzve nga vendet e treta, të cilët mundet të mbulojnë mungesat në të gjitha nivelet dhe të qetësojnë punëdhënësit, se nuk do të kufizohen planet e tyre për rritje” - është i bindur eksperti.
Sa do të ndikojë lufta në Ukrainë në biznes në gjashtë muajt e ardhshëm?
42% nga të anketuarit në studimin e Konfederatës Bullgare të Punësimit thonë se, do të ndikojë më tepër negativisht, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si dhe për shkak të vështirësive në furnizimet dhe prodhimet e komponentëve të ndryshëm. 19% mendojnë se do të jetë më tepër pozitive, kurse 39% nuk presin të ketë kushedi se çfarë ndikimi.
A ka ndonjë parakusht që refugjatët ukrainas që vijnë të ndryshojnë tregun e punës në Bullgari?
Ende nuk ka një përgjigje konkrete për një pyetje të tillë, por vërejtjet e punëdhënësve, përfshi dhe menaxherin e një kompanie bujqësore Hristofor Bunardzhiev, i bëjnë ata mjaft skeptikë:
“Nënat me fëmijë, të cilët janë pjesa kryesore nga fluksi i refugjatëve, nuk janë burime pune të përdorshme. Ato kujdesen për fëmijët e vet, për të cilën është e domosdoshme kohë që të strehohen në kopshte për fëmijët dhe shkolla, të mund të integrohen aty, si dhe të mësojnë gjuhën. Mezi atëherë gratë do të mund të mendojnë për të kërkuar punë në mënyrë efektive.”
Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistave të Joana Georgievës, BNR-Radio Sofja dhe Toshka Sëbeva, BNR-Stara Zagora/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Pixabay, bulagro.bgShitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..