Në raportin e ri vjetor për gjendjen e vendeve në tranzicion të organizatës më të vjetër joqeveritare amerikane “Freedom House”, Bullgaria renditet sërish në kategorinë e “demokracisë gjysmë të konsoliduar”. Kjo do të thotë se shteti zyrtarisht ka standarde të mira për zgjedhje, por ka dobësi në mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive qytetare.
Një raport i veçantë për vendin ende nuk është shpallur.
Në raportin e përgjithshëm theksohet se “BE-ja duhet të ushtrojë presion mbi Bullgarinë për të tërhequr kundërshtimet e saj për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”.
“Freedom House” është me seli në Uashington, dhe që nga viti 2016 më shumë se 80 për qind është financuar nga autoritetet amerikane.
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..