Fraksioni qeverisës i “Bullgarisë Demokratike” është i pakënaqur me vendimin e komitetit parlamentar të politikës së jashtme që Bullgaria duhet t'i japë Ukrainës vetëm "ndihmë teknike për qëllime mbrojtëse".
"Është e rëndësishme nëse do t'i japim ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës apo “do të groposim kokën në rërë," i tha BNR deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Atanas Sllavov. Edhe një herë, shumica në sallën plenare hodhi poshtë shqyrtimin e 3 propozimeve të paraqitura, dy nga të cilat ishin të opozitës për votimin e një vendimi për të ofruar mbështetje ushtarake për Kievin. Partia Socialiste Bullgare bashkëqeverisëse /BSP/ është kategorikisht kundër.
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..